Lajme

Historike: Një shqiptar, merr sot “çelësat” e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut

Nga sot, diplomacinë e Maqedonisë së Veriut do ta drejtojë një shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për Bujar Osmanin nga BDI, ish-zv.kryeministër i vendit gjatë qeverisjes së shkuar. Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se shqiptarët po e bëjnë historinë, për herë të parë do të udhëheqin me Ministrinë e Punëve të Jashtme. “Sot shënojmë edhe një pjesë të historisë sonë të re! Nga ky moment, me këtë betim, unë marr detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si shqiptari i parë që vjen në këtë pozitë.

Sigurisht që është një sukses i madh me të cilin thyejmë stereotipet e ngurtësuara, por gjithashtu një përgjegjësi shtesë për mua që të justifikoj këtë besim, duke punuar sinqerisht dhe me përkushtim ndaj interesave tona të përbashkëta: anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thellimi i marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s, kultivimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe përfaqësimi dinjitoz i Republikës së Maqedonisë së Veriut në botë. Na qoftë me fat!”, ka shkruar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close