Lajme

Hola Albania! Melia Hotels mbërrin në Shqipëri , destinacion pushimesh i pazbuluar

Nga Anila Basha

Hola muchacho, Hola Chico! Muy Caliente! La belleza del Sol! Paella!…E pse këto fjalë spanjisht? Prisni dhe dy vite dhe spanjishtja do të jetë gjuhë e turizmit shqiptar. Grupi lider i resorteve të pushimeve më i rëndësishëm në botë dhe më i madhi në Spanjë, Melia Hotels International, erdhi në Shqipëri.

Ashtu pa bujë, në një punë që ka filluar 4 vite më parë dhe që po finalizohet këtë vit, me marrëveshjet e firmosura nga grupi Melia me 7 struktura hoteliere të rëndësishme në vendin tonë.

Në Shqipëri, shprehja “Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut” është bërë mëse e zakonshme kur flitet me të huajt. Por ama, në bisedë me CEO-n 51 vjeçar të grupit spanjoll Melia, të duket, se kemi si vende Shqipëria dhe Spanja, më shumë të përbashkëta sesa gjëra të ndryshme dhe ai ndihet si në shtëpi. Gabriel Escarrer Jaume, është një nga miliarderët më të famshëm spanjoll, pas “pasurisë e përkushtimit për punën” që e trashëgoi nga i ati.

CEOi grupit spanjoll Melia, Gabriel Escarrer Jaume

Tek hotelet “Melia” puna në grup, si një familje e madhe është shumë e fortë. Kështu trajtojnë edhe marrëdhëniet me bashkëpunëtorët e tyre kudo në botë, sikurse Gabriel tregon në revistën Neësbomb.al për ardhjen këtu të rrjetit të hoteleve turistike më të famshme në botë.

Por edhe Shqipëria është një vend mesdhetar, sikurse Spanja; madje-madje, në demokraci, hapja e tregut televiziv, solli kaq shumë telenovela spanjolle a meksikane, sa shumica e shqiptarëve filluan ta kuptojnë e flasin sadopak gjuhën; e fjalë të bukura, t’i përfshinin në zhargonin e përditshëm.

Mandej, plazhet ndjellëse spanjolle kanë qenë për shumë vjet destinacion për pushuesit shqiptar.

Gabriel Escarrer tregon në intervistën për Newsbomb. al se në vizitën e tij të parë në vend, Shqipëria me bregdetin e vet në Adriatik e Jon i pëlqeu shumë. Dhe do të jetë një destinacion për miliona e miliona pushues që qarkullojnë në rrjetin e hoteleve Melia nga mbarë bota. Por puna, sipas Gabriel do të përqëndrohet pikërisht te stafet shqiptare që do të marrin trajnimin e duhur edhe nga personeli më i kualifikuar i kompanisë.

Platformat online e-Melia do të jenë një mundësi tjetër trajnimi dhe edukimi për stafet shqiptare. Jo vetëm kaq, por krerët më të lartë të pushtetit qendror e vendor, pas takimit që patën me gjithë bordin drejtues të Melias Hotels, do të kenë mundësi të shohin konkretisht se çdo të bëhet. Për ne, mjafton të presim dhe ca kohë, që të shijojmë.

Sa më shumë investime të huaja në vend, aq më i sigurt do të jetë edhe biznesi shqiptar. E kështu, do ecin paralelisht në sfidën e mundimshme e të parealizuar deri tani për turizmin e mesëm e elitar.

Gabriel mendon dhe shpreson, se kjo do të bëhet e Shqipëria do të jetë një destinacion jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe për tregun e turizmit ballkanas, evropian e ndërkontinental.

“Më duhet të them se pas marrëveshjeve tona të fundit, ne do të operojmë hotele të 5 markave tona në Shqipëri: 2 hotele “Affiliate të Meliás”, në Berat dhe Tiranë, 1 hotel Meliá Collection në Palasë, 2 hotele Sol në Durrës dhe plazhin e Qerretit, 1 Meliá në Durrës dhe 1 Gran Meliá në Tiranë”, është shprehur Gabriel Escarrer Jaume.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e pesëmbëdhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Nëntor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close