Categories Lajme

Holokausti, Rama: Strehuam 3750 hebrenj

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit dhe Luftën kundër Antisemitizmit, në Malmo të Suedisë, ku tha se Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore.

Nga Suedia ku ishte pjesë e panelit të Forumit Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama zbuloi të dhëna edhe mbi strehimin e hebrenjve në Shqipëri. Rama tha se kanë qenë 3750 qytetarë hebrenj që gjetën strehim pas Luftës së Dytë Botërore në territorin shqiptar.

Rama: Shqipëria është vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara saj dhe është vendi që u kthye në një strehë të sigurt për hebrenjtë, të cilët erdhën pikërisht për të gjetur strehë e për të shpëtuar pikërisht në atë kohë kur në kontinentin tonë, të ishe hebre, ishte praktikisht një dënim me vdekje. Erdha këtu me një dokument që përmban lajme të reja për këtë histori, në kuptimin që, sipas regjistrit të Yad Vashem-it, hebrenjtë që u shpëtuan në Shqipëri ishin 2265 dhe kjo listë i përket vitit 2005. Por ne kemi vazhduar të studiojmë, kemi vazhduar të hyjmë më në thellësi përmes një ekipi shumë të mirë pranë Akademisë së Shkencave, i drejtuar nga një profesor i shquar dhe kështu sot, i dorëzova zotërisë së nderuar një listë të re, që shkon në 3750 emra.

I pyetur nga drejtuesja e panelit për mënyrën se si mund të luftohet antisemitizmi, Rama tha se antisemitizmi nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë, ka të bëjë me vetë qeniet njerëzore.

Rama: Do të thoja që, së pari antisemitizmi nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë, ka të bëjë me vetë qeniet njerëzore. Të luftosh antisemitizmin nuk lidhet vetëm me luftën kundër kësaj murtaje përmes fakteve të Holokaustit, por me luftën kundër gjithçkaje raciste, fondamentaliste, përjashtuese për të tjera qenie njerëzore. Kjo është arsyeja pse besoj fort që, jo vetëm antisemitizmi i drejtpërdrejtë, por çdo formë relativizmi apo zbutjeje, në emër të larmisë së opinioneve dhe të qëndrimeve në raport me antisemitizmin, hap rrugë që kjo murtajë të hajë atë çka është e mirë brenda nesh dhe shoqërive tona.

Në përfundim kryeministri Rama u kujtoi të pranishmëve Shqipëria është vlerësuar ndër “Të drejtët mes kombeve”, për shkak të veprës së vet gjatë Holokaustit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME