Categories Lajme

Horoskopi 12 tetor 2020, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Dielli, Hëna dhe Marsi ju bëjnë më aktiv, energjik dhe të vendosur se kurrë.  Ju do të keni aftësinë të përballoni me një qëndrim vendimtar disa probleme familjare që nuk mund të shtyhen më. Gjithçka do të  funksionojë herët a vonë, thjesht duhet të dini si të prisni! Ndërsa jeni duke pritur për kohë më të mira, mësoni të ndiheni mirë me veten tuaj dhe lereni zemrën tuaj të zgjedhë miqësitë e vërteta.

Demi

Hëna ndo t’ju sugjerojë një fillim të përpjetë të javës. Në punë, ju mund të pengoheni në projektet tuaja nga burokracia ose konfliktet me njerëzit me pushtet. Sidoqoftë, në sektorin privat tregoni kujdes në disa diskutime me anëtarët e familjes. Do ta keni pak të vështirë të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme me partnerin. Nuk keni çfarë të bëni veçse të pranoni atë çfarë ai do ju sugjerojë.

Binjakët

Mbështetuni në një bashkim të këndshëm planetar të cilët do të jenë të rreshtuar në favorin tuaj. Si të përfitoni nga një ndihmë kaq e vlefshme? Mbërtheni mëngët dhe jepni më të mirën tuaj, si në punë ashtu edhe në sferën private! Mbrëmja është ideale për t’u çlodhur, për të shijuar gëzimet familjare ose për të kaluar një kohë të mrekullueshme me miqtë. Dita do të jetë mjaft e bukur krah partnerit tuaj të ri.

Gaforrja

Mos u gëzoni shumë pasi dita e sotme do të jetë mjaft e vakët. Në jetën e përditshme do të zbuloni arsye të vogla të cilat do t’ju gëzojnë dhe do t’ju japin kënaqësi të mëdha. Me Hënën e Re në fushën e dytë, kapni mundësitë e arta që vijnë në frontin ekonomik dhe jini optimist për suksesin e një projekti. Ju keni filluar një fillim të mirë dhe dikush po ju tërheq vëmendjen dhe zemrën.

Luani

Me Hënën në krah, projektet dhe punët e shtëpisë sot do të shkojnë shumë mirë. Udhëtimet në punë vazhdojnë normalisht, ndërsa një projekt merr një formë gjithnjë e më të përcaktuar dhe konkrete. Mbrëmja me personin e zemrës suaj do të jetë perfekte madje  do të jetë aq e bukur sa dhe ju vetë nuk do e besoni.

Virgjëresha

Shumë planete do të mbushin qiellin tuaj. Ju do dëshironi të thoni fjalën tuaj mirëpo kjo fjalë do të shkaktojë shumë kaos. Ju sot do të jeni  të hutuar dhe nuk ndiheni në gjendje të përballeni me detyrat e përditshme ashtu si ju dëshironi. Në dashuri, sekreti për të mbajtur gjithçka të qetë qëndron në mbajtjen e ekuilibrit midis imagjinatës dhe realitetit.

Peshorja

Kjo ditë është mjaft premtuese dhe pritet të jetë më shumë fat. Kjo ditë do t’ju japë gjithçka që dëshironi madje dhe më shumë. Në dashuri, mirëkuptimi me partnerin do të jetë perfekt, i shënuar nga një dialog i sinqertë dhe në  intimitet total. Në vendin e punës do të surprizoni këndshëm eprorin tuaj i cili do t’ju marrë nën krahun e tij të djathtë.

Akrepi

Hëna do t’ju krijojë tensione dhe probleme shumë të mëdha në marrëdhëniet me miqtë dhe kolegët, por edhe me personin që doni.  Lëreni mënjanë agresionin, pretendimet. Nëse ka arsye për fërkime me ata që ju rrethojnë, përpiquni t’i sqaroni ato në vend me qetësi dhe diplomaci. Mbani nivelin tuaj të hidratimit konstant, kështu që pini shpesh ujë dhe hani fruta të freskëta.

Shigjetari

Keni një të hënë të këndshme përpara, me të cilën nuk do të ndiheni kurrë të mërzitur ose të lodhur. Në të vërtetë, Hëna do të brohorasë për ju dhe sukseset tuaja. Nëse keni planifikuar një udhëtim, do të keni përvoja vërtet të këndshme. Në fushën tuaj profesionale, hapen perspektiva interesante, veçanërisht nëse e mbani veten vazhdimisht të azhurnuar dhe të përgatitur.

Bricjapi

Përdorni vendosmërinë dhe mendueshmërinë si armë fituese. Vazhdoni rrugën që keni nisurpa e kthyer kokën prapa. Do të jeni të detyruar të përballeni me një krizë në çift. Ekonomia do të jetë në gjendjen e saj më skandaloze dhe do të ndodhin shumë të papritura.

 Ujori

Hëna kalon në shenjën e kundërt të Luanit. Duhet të kërkoni të pamundurën për të kaluar disa momente qetësie me partnerin. Puna do të shkojë mirë dhe disa probleme me shëndetin do t’ju shqetësojnë. Për beqarët do të ketë takime magjike të cilat do të përfundojnë shumë shpejt.

Peshqit

Edhe nëse jeni pak në ankth, mos i lini të tjerët të vendosin për ju, por ndërhyni në vendimet ekonomike dhe familjare. Dëgjoni këshillat e miqve më të vjetër se ju.  Tani, intuita mund t’ju mashtrojë. Mos hiqni dorë nga kënaqësia për të shprehur thellësinë e ndjenjave tuaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur dokumente të falsifikuara, arrestohen 2 shtetas turq

Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore,…

LEXO ME SHUME