Categories Lajme

Horoskopi 15 Shkurt 2021, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, ku nuk përjashtohen as disa debate. Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt, ndaj në këto momente duhet treguar kujdes. Bëni mirë të sqaroni disa situata të cilat kanë të bëjnë me familjen.

Demi

Nëse dashuria është gjithë çfarë dëshironi të keni, këshillohet që të bëni pak durim, pasi kjo e hënë pritet  të jetë mjaft interesante. Kjo periudhë është ideale për gjithë ata që kanë dëshirë që të dashurohen. Venusi është mjaft i favorshëm dhe stimulon emocione të forta.

Binjakët

Pas një periudhe të karakterizuar me shumë tensione, gjatë kësaj të hënë më në fund do të mund të merrni frymë. Dikush mund të ketë vuajtur edhe fizikisht gjatë javëve të lëna pas, kështu që bëni mirë të përkushtoheni më shumë ndaj dashurisë, pasi mund të jetë protagoniste e ditës. Po ashtu gjatë kësaj të hëne , do të keni mundësi të forconi raportet me të tjerët.

Gaforrja

Ndikimi i Hënës do të jetë mjaft i pranishëm, duke iu dhënë drejtim lidhur me pavendosmëritë tuaja. Shumë prej jush janë në një lidhje që nuk është e duhura dhe ky është momenti për tu reflektuar. Është koha për të marrë vendim!

Luani

Kjo e hënë do të ndihmojë shumë ata që janë në një lidhje, duke bërë që të jetojnë qetësisht historinë e dashurisë. Parashikohen gjithashtu miqësi dhe takime të kënaqshme. Duhet të bëni kujdes lidhur me paratë, pasi nuk i keni punët mirë.

Virgjëresha

Kjo e hënë premton shumë, pavarësisht se mëngjesi mund të ketë disa momente tensioni. Në orët në vijim do të jetoni një histori dashurie interesante si dhe do të arrini që të zgjidhni një problem të mbartur në kohë. Marsi do të ketë ndikim mjaft pozitiv, ku nuk përjashtohet mundësia për të lindur një ndjenjë interesante.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do të rigjeni energjinë që ju duhet në sajë të ndikimit të yjeve. Nëse ka ndonjë problem, bëni mirë që të flisni sa më parë dhe ta zgjidhni. Gjithë ata që kanë pasur debate gjatë ditëve të lëna pas, duhet të tregohen të kujdesshëm. Nëse do ju duhet kërkoni ndihmë!

Akrepi

Më në fund gjatë kësaj dite do të keni mundësi ti kushtoni më shumë kohë sferës sentimentale. Kush është vetëm, do të ketë mundësi të shumta për t’ia nisur nga e para. Megjithatë parashikohen momente keqkuptimesh me persona të shenjës së peshqve ose luanit. Pavarësisht kësaj, kjo e hënë rikthen optimizmin dhe dëshirën për të dashuruar.

Shigjetari

Gjatë ditëve të fundit keni bërë disa zgjedhje të rëndësishme në vendin e punës dhe kjo gjë ka bërë që të jeni të dominuar nga ankthi. Megjithatë duhet të dini se së shpejti do merrni përgjigjen që prisni. Ky është momenti për t’u rikthyer fuqishëm, ndaj mos u stepni.

Bricjapi

Do të jeni të mbushur me jetë dhe kjo do të jetë diçka shumë e rëndësishme. Do të ndiheni të fortë dhe do të ecni përpara, pa ndihmën e askujt. Megjithatë strategjitë më të rëndësishme, duhet ti vini në jetë pa nxitim.

Ujori

Kjo e hënë  nis mjaft mirë! Me gjasë do të rigjeni harmoninë me njeriun tuaj të zemrës, por para së gjithash duhet të përfundoni një projekt të rëndësishëm. Do të ndjeni një dëshirë të fortë, për të frekuentuar ambiente të reja.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do të rigjeni emocione, ndjenja dhe pasione të rëndësishme. Një shenjë si e juaja, nuk bën dot pa dashuruar, puna nuk ju mjafton! Kush ka përjetuar zhgënjim në dashuri, bën mirë që të rinisë të besojë në dashuri dhe në lidhje. Parashikohen të reja interesante.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME