Categories Lajme

Horoskopi 27 Nëntor 2020, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Fatmirësisht jeni në një situatë mjaft të mirë ekonomike dhe mund të impresiononi këdo. Por ndryshe nga të tjerët, do të jetë një person i veçantë që do të shikojë talentin tuaj natyral dhe t’ju dojë në mënyrën që jeni. Do të filloni të mendoni për këtë person dhe si pa kuptuar do të përfshiheni në një lidhje romantike.

Demi

Sot jeni të vendosur të tregoni pushtetin për të arritur qëllimet tuaja. Keni qenë të shqetësuar për një kohë të gjatë, por sot do të gjeni energjinë që do t’ju rikthejë vetëbesimin. Do të merrni vendime bazuar në instinkte. Kujdesuni për personin e zemrës dhe mos lejoni të tjerët të ndikojnë në opinionin tuaj për të.

Binjakët

Planifikoni kohë me familjen. Pavarësisht se sa të zënë jeni është koha për të vendosur pak balancë. Duhet të shikoni në të shkuarën për të gjetur shkakun pse ndiheni të palumtur. Nëse ju lëndon dashuria do të thotë se ai/ajo nuk ka qenë për ty. Është koha për të lëvizur përpara.

Gaforrja

Do të ketë disa ndryshime të papritura sa i përket jetës personale dhe profesionale. Do të lini pas shqetësimet dhe pasiguritë. Relaksohuni. Shkoni me rrjedhën sepse këto ndryshime do t’ju sjellin vetëm të mira. Situata do të përkeqësohet vetëm prej dikujt që do të shkaktojë tek ju palumturi, për shkak se do të hakmerret. Sa i përket të dashuruarve është koha për të konsoliduar marrëdhënien në çift.

Luani

Është ditë e veçantë për të kaluar kohë me prindërit. Nëse kohët e fundit keni qenë të zënë, sot është momenti për t’i telefonuar dhe për t’u organizuar. Ky takim do të ndikojë pozitivisht ndaj stresit. Stresi nga puna do të ndikojë edhe tek lidhja dashurore. Por partneri/ja do të jetë mbështetës ndaj jush.

Virgjëresha

Sot do të zbuloni një fuqi që nuk e dinit se e kishit. Do të kuptoni se nuk keni nevojë për ndihma nga të tjerë për t’u përballur me problemet që keni. Mund t’i kaloni lehtësisht vetë. Është shumë e nevojshme të peshoni sa vlen lidhja dashurore dhe të vendosni disa kufij.

Peshorja

Çdo gjë ka qenë kaq argëtuese kohët e fundit dhe argëtimi nuk pritet të përfundojë së shpejti! Ju dhe miqtë tuaj do të kaloni një kohë të mirë, duke bërë pothuajse çdo gjë. Për sa kohë që ju dhe njerëzit tuaj jeni bashkë, buzëqeshja nuk do të mungojë. Partneri do t’ju bëjë një suprizë mjaft të këndshme sot gjë e cila do t’ju rritë besimin ndaj tij.

Akrepi

Padyshim që energjitë nuk ju mungojnë, por do t’ju duhet pak nxitje për të dalë me forcë të plotë. Pse po mbani këtë përbrenda? Tregojuni njerëzve se si është e mundur të bëhen gjërat. Ju jeni duke hyrë në një fazë shumë produktive dhe kjo energji e shtuar do t’ju ndihmojë të krijoni momentin që ju nevojitet.

Shigjetari

Do të ishte mirë t’ua parashtroni shqetësimet që keni eprorëve tuaj. Nuk duhet t’i mbani problemet përbrenda. Sa i përket raportit në çift, ai duket i qëndrueshëm. Me paratë mund të keni ndonjë problem sot, prandaj tregohuni të kujdesshëm dhe shpenzoni me maturi. Dhe një këshillë tjetër të gjithë shigjetarët nuk duhet ta lenë shëndetin e tyre mbas dore.

Bricjapi

Do të kaloni një ditë rutinë dhe do të doni që të shkëputeni nga çdo gjë. Kaloni kohë me miqtë dhe dëgjoni këshillat e tyre. Në lidhje me financat, do të dini si të veproni dhe do të shmangni çdo problem.Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë të qetë. Do të harroni debatet me partnerin/en dhe do të shikoni drejt së ardhmes.

Ujori

Dita e sotme do të jetë plot pasion. E keni mbajtur veten kohët e fundit duke u munduar që të afroheni në një lidhje në mënyrën më të moderuar. Por do të kuptoni se kjo gjë nuk është e mjaftueshme. Sot do të jeni në gjendje të zgjidhni të gjitha problemet lehtësisht dhe të merrni me qetësi çdo situatë që do t’ju vijë.

Peshqit

Sot ka një mundësi që të jeni më pak të afrueshëm. Nuk është dita më e mirë për të kultivuar një marrëdhënie të re ose të vjetër. Sot do të jeni të shqetësuar për të analizuar veten. Sidoqoftë një mik do t’iu telefonojë. Gjithashtu mund të vizitoheni nga një person që keni pasur pranë në të shkuarën. Kjo gjë do t’iu surprizojë dhe do t’ju kthejë pas në kohë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aeroporti Tiranës mirëpret fluturimet direkte për në Amsterdam me Transavia

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë direkt drejt Amsterdamit, falë fillimit të operimit të linjës ajore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari shpëton kinezen nga zjarri, ajo tenton të rifutet në banesë. Policia i zbulon drogë në shtëpi…

E shpëtuan nga zjarri, por përfundoi në pranga. Arsyeja? Kishte drogë në shtëpi. Është kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mori peng vëllezërit Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e Agron Bejdollit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makinat plot me paund drejt vendit tonë, si i lanë hetuesit britanikë të lirë 4 shqiptarët për t’i futur në ‘grackë’

4 anëtarë të dyshuar të një grupi të organizuar kriminal, të specializuar në trafikun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Një qendër ciklonike po zbret drejt Mesdheut ku presim të ndikojë Gadishullin e Ballkanit dhe…

LEXO ME SHUME