Categories Lajme

FOTO/ Tabela informuese për turistët në parkun kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangelli”

Në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangelli”, i cilësuar një thesar vlerash natyrore, janë vendosur ditët e fundit tabela informuese për vizitorët.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër bën të ditur se tabelat informuese u vendosën në Kanionin e Kamenckes, dhe zonën qendrore të tij”.

Sipas ADZM, Gjirokastër, pas vendosjes së tabelave u pastrua edhe rruga nga drurët dhe degët e rëna nga reshjet e fundit.

Ky park po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj, të cilët gjatë kësaj vere kanë shijuar bukuritë natyrore të këtij parku, përmes edhe udhëtimeve me kuaj.

Bredhi i Hotovës është Park Kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë, pak kilometra nga qyteti i Përmetit dhe mund të cilësohet si mushkëria natyrore e Shqipërisë Jugore.

Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky Park Kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora, por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij.

Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lumicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishme në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me Bredh Maqedonas.

Aty përveç bredhit gjen disa lloje panjash, shkozë të zezë, ilqe, dëllinjë të kuqe dhe të zezë, mjedër etj. Në lartësinë 800-1000 metra takohen livadhe e vende të sheshta të rrethuar nga drurë shekullorë të përmasave të mëdha. Parku formon një kurorë të gjelbër gjigante me kontraste të dukshme nga njëra-tjetra.

Bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit.
Bredhi i Hotovës është masivi pyjor më i mbrojtur në Shqipëri, duke i rezistuar deri më tani çdo dëmtimi apo shpyllëzimi nga njeriu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME