Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e premte 25 shtator 2020

Dashi

Në dashuri do të përballeni me probleme, por gjithçka do të varet nga mosha dhe vendi ku jetoni. Sa i takon punës, apo për ata që studiojnë, duhet të shfaqin përqendrim maksimal.

Demi

Hëna dhe Saturni janë në anën tuaj dhe kjo do të thotë që duhet të sqaroni disa situata të mbetura pezull. Sa i takon punës, ka ardhur momenti që të ndërroni kapitull. Nuk është e lehtë, sidomos për një natyrë si e juaja, që është shumë e lidhur me të kaluarën.

Binjakët

Do të përballeni me zhvillime të reja interesante. Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për ata që janë vetëm. Lëreni veten të lirë në dashuri. Sa i takon punës, pavarësisht vështirësive, diçka do të lëviz.

Gaforrja

Bëni kujdes në dashuri, pasi kjo e premte do të jetë mjaft e çuditshme. Probleme do të keni me të lindurit e shenjës së bricjapit, peshores dhe dashit. Sa i takon punës, ka ardhur momenti që të shkëputeni. Nga ana tjetër keni një sërë konfliktesh që kërkojnë zgjidhje.

Luani

Tensionet në dashuri mund të rikthehen gjatë së shtunës, por gjatë së premtes mundohuni që të rrini të qetë. Sa i takon punës, kjo është një periudhë gjatë së cilës prireni të shpenzoni pak më shumë për shtëpinë, për një riparim apo rregullim.

Virgjëresha

Ju pret një ditë pozitive dhe premtuese për dashurinë, ndaj mundohuni që të mos e kaloni në izolim. Në punë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të marrin konfirmimet e shumëpritura.

Peshorja

Disa persona mund t’iu nervozojnë ndaj mundohuni që të ruani distancën. Edhe në punë, mundohuni të jeni të kujdesshëm. Mundësi të reja do të vijnë me afrimin e fundit të vitit.

Akrepi

Mos i shtyni për më vonë diskutimet, pasi gjatë së premtes situata mund të ekuilibrohet. Në punë, mundohuni që të shmangni konfliktet, shkruan noa.al. Shumë shpejt do të ketë të reja premtuese.

Shigjetari

Fundjava do të jetë mjaft e favorshme për takime dhe surpriza të bukura. Sa i takon punës, mundohuni që ta jetoni këtë periudhë në mënyrë intensive por pa u mbingarkuar.

Bricjapi

Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj. Do të jeni të mbushur me energji dhe pozitivizëm në dashuri. Edhe në punë ju pret një ditë shumë e mirë, për të bërë ndonjë marrëveshje. Bëni kujdes me paratë, pasi mund t’iu duhet të bëni ndonjë shpenzim më shumë.

Ujori

Ka ende situata me të cilat duhet të përballeni me kujdes. Nga ana tjetër shtatori ka qenë një muaj konfliktual. Në punë, mund të përballeni me momente pozitive në ditët në vijim. Jeni të vendosur në nismat tuaja.

Peshqit

Hëna ka ndikim mjaft të favorshëm në dashuri, duke stimuluar lidhjet sentimentale. Në punë, nëse keni një profesion kreativ, do të keni kontakte mjaft pozitive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME