Categories Lajme

“Horra dhe banditë”, debat i fortë në Kuvend. Nxehet Lulzim Basha, Nikolla i tërheq vëmendjen

Me debate dhe akuza ka nisur seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Në nisje të seancës opozita kundërshtoi vendimin për ndarjen e minutazhit mes PS dhe PD për diskutimet.

Debati në Kuvend

Alfred Rushaj: Kryetari i grupit të PS-së, nuk e kam idenë pse, por keqinformoi deputetë për atë që është arritur në Konferencën e Kryetarëve. Asnjë konsensus nuk ka pasur për limitin e kohës. Kam kërkuar që vendimi i njëanshëm të anulohet. Procesverbali të bëhet publik. Kjo nuk është një seancë e veçantë. Për asnjë nga këto cështje nuk është dhënë dakordësia jonë që të reduktohet koha. Kemi gjetur konsensus që komisionet të zhvillohen në prezencë dhe deputetët të paraqesin certifikatën ose testin.

Lindita Nikolla: Mirë, konferenca ka në gatër vendimmarrjen dhe ne do të vijojmë me rendin e ditës. Ju lutem uluni dhe vijojmë qetësisht seancë.

Luçiano Boçi: O zonjë më jep fjalën për procedurë

Lindita Nikolla: Zoti Shalsi keni fjalën.

Eduart Shalsi: Keni një zakon të tmerrshëm, durimi për të reaguar, është cështje edukate. Nëse nuk do të gjeni në gjendje të duroni, të mësoni, prandaj jeni katandisur kështu.

Basha: Pusho mor ti! Injorat! Plehrë! Ky ke mësuar ti more? Je haleja e Sudeve. Ta përplas kokën! Maskara.

Shalsi: Keni gjithë keqardhjen time…

Basha: Pusho more…! Mos mu drejto ashtu ti

Shalsi: Në një kontekst tjetër do të jepja një përgjigje tjetër

Basha: Ta jap unë po deshe ty dhe të gjithë…Atë që se morët dot *nuk kuptohet

Nikolla: Ju kujtoj etikën zoti Basha.

Shalsi: Nuk e ke kuptuar kurrë sa i dobët je

Basha: Ta tregoj unë dobësinë

Shalsi: Mund të trembë ndonjë laraskë rreth teje por…përveçse më bën për të qeshue me natyrën tëndë të të bërit të të fortit.

Basha: Dërr-dërret e tyre.

Shalsi: Do flasim edhe për Bechettin por e ndjej veten të pafuqishëm për të debatuar. Ta kuptoj hallin. Por nuk ta qaj!

Basha: Jeni një grup horrash dhe banditësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME