Categories Lajme

“Hoteli” i nevojtarëve në Delvinë, banorët frikësohen se një ditë Bashkia do ti nxjerrë jashtë

Godina e ish-hotelit në kohën e komunizmit në Delvinë është kthyer në strehe e njerëzve në nevojë. Banorët aty thonë ushqehen me lista dhe rrinë me frikën se një ditë mund ti nxjerrin dhe ti lënë pa çati mbi kokë. Ish-godina e hotelit në Delvinë është kthyer në strehë, për familjet që jetojnë në varfëri. Musa dhe Mimoza Kola, burrë e grua 60 vjeç, thonë se jetojnë me vetëm 3 mijë lek ndihmë ekonomike në muaj.

“30 mijë lekë të vjetra në muaj paguaj energjinë, ujin nuk më del të paguaj, bukën dhe ushqimet i marr me listë.” Herë pas herë Mimoza mbetet edhe pa ilaçe, ndërsa çifti Kola i kalojnë ditët mes përpjekjes për të siguruar ushqim dhe frikës se mos një ditë Bashkia i nxjerr nga godina. Hatixhe Luka, njëra nga banoret e tjera të ish-hotelit, tregon se në këtë dhomë të vogël jeton së bashku me djalin dhe nusen.“Kam frikë se mund të më nxjerrin, kam bërë një vërtetim si e pastrehë, të shohim.” Papunësia në Delvinë ka zhytur në varfëri ekstreme qindra familje. Banorët  mbi 50 vjeç e kanë thuajse të pamundur punësimin dhe jetojnë me ndihme ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME