
Disa persona janë shoqëruar në lidhje me shpërthimin me tritol që rrafshoi hotelin në Sarandë mëngjesin e kësaj të hëne.
Të shoqëruarit janë anëtarë të dy familjeve, Spiro Çambiri dhe Dhimiter Evangjeliu që kishin në pronësi hotelin.
Ndërkohë nga Tirana në Sarandë pritet të shkojnë ekspertë xhenierë, për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe sasinë e vendosur në hotel.
Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia thotë se dy bashkëpronarët kanë qenë në një proces gjyqësor për pronësinë.
Nga shpërthimi pati dëme të konsiderueshme, që u shkaktuan edhe në banesat dhe bizneset që ndodheshin përreth.
Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik te banorët.