fbpx
Lajme

Humb drejtimin e mjetit, përplaset fatalisht i riu

Një aksident me vdèkje ka ndodhur pasditen e sotme në Rubik të Mirditës, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar. Sipas raportimeve të para Xh.N., 38 vjeç , banues në Rubik , ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdèkjen. “Sot, rreth orës 19:00, Rubik, Mirditë, drejtuesi i motoçikletës shtetasi Xh.N., 38 vjeç , banues në Rubik , ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdèkjen. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes”, njofton Policia. Ende nuk ka pamje nga aksidenti, dhe nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar daljen nga rruga të motorit ku udhëtonte 38-vjeçari.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button