Categories Lajme

Humb jetën 14-vjeçarja e vaksinuar pas 26 ditë në koma, nis hetimi për mjekët (foto)

Prokuroria e Lecce në Itali ka nisur hetimet ndaj tre mjekëve të dyshuar për vrasje me dashje, në lidhje me vdekjen e 14-vjecares Majda El Azrak. Adoleshentja vdiq më 13 shtator në repartin e terapisë intensive në spitalin e Barit, pas 26 ditësh në koma.

Sipas denoncimit të bërë nga prindërit e saj, e reja ishte nisur të ndjehej keq pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës më 17 gusht në Salento, ku po qëndronte me familjen. Më 19 gusht vajza u shtrua në spitalin e Tricase (Lecce) ku pas analizave u zbulua një masë tumorale çka bëri të transferohej me urgjencë në spitalin e Barit, shkruan rrjeti italian ‘Il Messagero’. Mjekët në Bari thanë se e reja me origjinë marokene kishte pësuar meningjit. Por hetimet kanë nisur pas denoncimit të prindërve, drejtuar ndaj mjekut që i dha dozën e dytë të vaksinës, si dhe dy ekzaminuesve në spitalin e Tricase. Zyrtaret nuk tregonin cilen vaksine Covid-19 kishte perdorur e ndjera. Gjyqtari vendosi që autopsia të kryhet më 27 tetor në poliklinikën e Bari, nga tre profesorë të mjekësisë ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME