Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar në Itali, i cili është identifikuar nga mediat vendase si Mateo Skënderi. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Riminit, ku 19-vjeçari, i cili drejtonte një automjet tip “Opel Corsa”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të mirëmbajtjes së aksit rrugor.
I riu shqiptar ka gjetur v dekjen, ndërsa të p lagosur kanë mbetur tre punonjësit. Ata janë dërguar me urgjencë në spital me p lagë të rënda. Policia italiane është duke punuar për të gjetur shkaqet e aksidentit.