Categories Lajme

Humb jetën 26-vjeçarja shtatzënë nga mungesa e kontrolleve, shpëton mrekullisht fëmija

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair ka ndërruar jetë një lehonë 26-vjeçare.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se pacientja ka qenë në javën e 36 të shtatzënisë, ndërkaq ka pasur probleme shëndetësore, përfshi këtu problemet me tension e lart të gjakut.

“Nga kontrolli i raporteve në sistemin elektronik të të dhënave “Termini im”, rezultoi se bëhej fjalë për një shtatzëni me kontrolle të pamjaftueshme, me vetëm një kontroll të mëparshëm në 30 javë të shtatzënisë, kur edhe është konstatuar për herë të parë prania e tensionit të lartë në gjak.

Pacientit më pas i është dhënë terapi dhe udhëzime për monitorim intensiv dhe kontrolle spitalore. Sipas familjarëve, pacientja nuk ka shkuar për kontrolle, dhe ka marrë terapi herë pas here”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftim thuhet se pacientja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, ndërkaq me sukses i është nxjerrë një foshnje të gjinisë mashkullore, që më pas është transferuar në Klinikën për Fëmijë në Shkup.

“Ka lindur foshnje mashkull, i cili pas stabilizimit fillestar është transferuar në Klinikën e Pediatrisë. Fatkeqësisht, pavarësisht masave gjithëpërfshirëse për reanimim, pacientja i është nënshtrua dekompensimit të përgjithshëm kardiopulmonar dhe ka ndërruar jetë në orën 22:10”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME