Lajme

Humb jetën 63-vjeçari serb në Himarë, detajet e policisë

Një serb 63-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Himarë.

Lidhur me këtë ngjarja policia e Himarës sqaron se serbi S.B 63-vjeçar ka mbërritur në spital rreth orës 08:00 të mëngjesit. Edhe pse atij i është dhënë ndihma e parë , nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia sqaron se serbi dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close