Lajme

Humb jetën infermierja nga Lushnja, në moshën 30 vjeçare

Një infermiere nga Lushnja ka humbur jetën ditën e sotme.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” nga Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë bëhet fjalë për infermieren Xhuliana Seferin.

Ata shprehin keqardhje për infermieren duke i ngushëlluar familjarët dhe miqtë për humbjen e saj nga jeta.

Seferi ka mbaruar studimet për Infermieri- Mami dhe punonte në spitalin publik të Lushnjës si infermiere.

Postimi:

Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë shumë te re kolegia jonë Xhuliana Seferi.Znj. Seferi lindi në 30 Tetor 1993 në qytetin e Lushnjes.
Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Ismail Qemali, në degën Infermieri-Mami.
Ka ushtruar profesionin e infermieres pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnje.
Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Xhulianën e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i saj./abcnews.al/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close