Lajme

Humb jetën minatori 65-vjeçar në fabrikën e kromit në Bulqizë

Humb jetën një minator në fabrikën e kromit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë. Nga informacionet paraprake mësohet se minatori që ka humbur jetën është Mustafa Kamishi, 65 vjeç, i cili është aksidentuar gjatë punës në fabrikë, duke pësuar dëmtime që kanë sjellë dhe vdekjen e tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: