Categories Lajme

Humb jetën modelja shqiptare bashkë me të dashurin e saj, detajet e ak.sidentit tr.agjik

Mediat italiane shkruajne se nje shqiptareje dhe te dashurit te saj i ka perfunduar ne menyre t r agjike perralla e bukur e dashurise.

Ajo ishte nje modele dhe ai nje fotograf i njohur. Çifti humbi jeten ne nje aksident te rende, pasditen e së dielës, në Collatino, nga perplasja e motorit Piaggio Liberty 125 në të cilën udhëtonte çifti dhe nje makine Mercedes.

Christian Milo, 30 vjeç, një fotograf i modës i njohur nderkombetarisht humbi jeten ne vend, kurse e dashura e tij, shqiptarja Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeçare, nderroi jete pak pasi u transportua drejt spitalit.

Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe fotografi u dashurua menjehere me te.

“Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në akademi, dhe që atëhere kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpuntor i ngushtë i Christian. Se bashku me Stellen ata kishin nje studio fotografie “Wallnut”.

Ne cdo hap me Chrisin, qe gjithcka te ishte perfekte ishte Stella. Vajza e bukur shqiptare, por e biresuar ne nje familje romane. Ajo e kishte lënë mënjanë karrierën e saj të modelimit për të studiuar Arkitekturën dhe, ne fund punonte bashke me Chris. «Falë studimeve të saj – kujton Alice, një tjetër shoqe dhe bashkëpunëtore e çiftit – ajo e mbështeti Christian”.

Sytë e mëdhenj blu, flokë të gjatë, Vasilika nuk ishte vetëm e bukur. “Një vajzë e ëmbël dhe e dashur, e ndritshme ashtu si një yll”, shton Alice.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME