Lajme

Humb jetën në një aksident tragjik shqiptari në Itali (EMRI)

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një pemë. Viktima është identifikuar si 43-vjeçari Dritan Mera teksa ngjarja është regjistruar më 19 maj.

Sipas mediave italiane, 43-vjeçari shqiptar e ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve të tij në një lokal në zonë. Por teksa po shkonte drejt La Pernice, ka humbur kontrollin e makinës së tij, një Peugeot 308, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen shqiptarit. Mera u gjet pa ndjenja në timon mes llamarinave të shkatërruara. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga aty.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close