
Ish-kampioni i boksit Christian Daghio është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta. Daghio vdiq ditën e djeshme në një ring në Tajlandë. 49-vjeçari pësoi goditje të rënda nga kundërshtari në sfidën për titullin kampion në kategorinë e boksit tajlandez Thai, pasi u rrëzua dy herë. Ndërkohë që në koma ai u dërgua menjëherë në urgjencën e spitalit.
Pas disa orësh, zyrtarët konfirmuan vdekjen e 7-herë kampionit të botës. Daghio u largua nga Italia në 2006 për t’u zhvendosur në Tajlandë, aty ku dëshironte të konkuronte në disiplinën e boksit Thai.
Karriera e tij ka qenë e pasur pasi përveç shtatë titujve kampion bote, Daghio grumbulloi një titull kampion Europe dhe 3 medalje bronzi me kombëtaren e Italisë. Në karrierë, ai fitoi 142 ndeshje nga 186.
+