Categories Lajme

Humb jetën një grua në spitalin e Korçës, familjarët akuza mjekëve

Një 51 vjeçare nga Korça, ka humbur jetën në rrethana të paqarta në spitalin e qytetit mëngjesin e së dielës, pasi ishte paraqitur me urgjencë.

51-vjeçarja Albana Saliçe ndërroi jetë pasi mori mjekim në urgjencë, ndërkohë që bashkëshorti i saj Edison Saliçe akuzon mjekët për trajtim të gabuar.

“Bashkëshortja erdhi në orën 03:15, ne kemi marrë në telefon 127, na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 05:00, i bëri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë, EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi. Vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je, nuk po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu. Nuk mbaj mend as emrin e doktorit, asnjë gjë.

Na thonë vetëm i bie goja erë të keqe, mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.  Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. Nuk kam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do t’i vazhdoj veprimet e mëtejshme. Ajo ishte për bukuri të Zotit. Në orën 05:00 shkuam në shtëpi në 08:00 të mbarojë, le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, shprehet për kamerat Edison Saliçe.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME