Categories Lajme

Humb jetën rrugës për në spital Thomas Opperman, reagon Merkel

Ka humbur jetën në mënyrë të papritur, Thomas Opperman, nënkryetari i parlamentit gjerman, në moshën 66 vjeçare. Vdekja e tij u raportua gjithashtu nga transmetuesit RTL dhe NTV, të cilët thanë ”se ai humbi jetën, ndërsa po intervistohej nga transmetuesi ZDF dhe u dërgua në spital”.

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil theksoi në Tëitter se ”lajmi për vdekjen e Oppermann e mbushi atë me një trishtim të madh”. Nënkryetari i Bundestag-ut dhe politikani i Partisë Social-demokrate (SPD) kishte njoftuar në fund të gushtit se ai nuk do të garonte për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Pas 30 vitesh si përfaqësues i parlamentit rajonal të Saksonisë së Poshtme dhe Bundestag-ut, tani është koha e duhur që unë të bëj diçka tjetër përsëri dhe të filloj projekte të reja”, tha ai në atë kohë.

Për ndarjen nga jeta të Opperman ka reaguar dhe kancelarja Angela Merkel, e cila tha se ishte “tronditur dhe trishtuar nga vdekja e parakohshme e Thomas Oppermann”.

“Unë e kam vlerësuar atë për shumë vite si një partner i besueshëm dhe i drejtë në koalicionin e madh”, tha ajo në një deklaratë. “Si nënkryetar i Bundestagut gjerman, ai i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm parlamentit tonë në kohë të trazuara.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME