
Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Zvicër.
Mësohet se në autostradën A1 pranë Winterthur, për shkak të shiut një makinë ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rrugë.
30-vjeçari Jetmir Morina, nga Kosova me profesion stomatolog, ka zbritur për të ndihmuar pasagjerët dhe shoferin, por për fat të keq një tjetër makinë e ka goditur nga pas duke e lënë të vdekur.