
Nje aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës pasditen e sotme. Raportohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy këmbësorë ndërsa dëmtime ka marrë edhe shoferi i makinës.
Sipas policisë rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë ka aksidentuar M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve
Durrës/Informacion paraprak Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.