Categories Lajme

Humbën jetën në aksidentin me autobus, mbërrijnë trupat e shqiptarëve

Me dy aeroplanë ushtarakë kanë mbërritur sot në Maqedoni trupat e pajetë të 45 personave që humbën jetën në aksidentin me autobus në Bullgari. Në aerport kanë qenë të pranishëm krerët më të lartë të shtetit në Maqedoni, përfshirë kryeministrin Zoran Zaev, si dhe krerët e partive shqiptare.

Mbrëmë vonë Ministria e Punëve të Jashtme në profilin e saj zyrtar në Fesjbuk njoftoi se eshtrat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen menjëherë në shtëpitë e tyre dhe në varreza.

“Ju njoftojmë se eshtrat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen menjëherë në shtëpitë e tyre dhe në varreza. Ky ndryshim vjen në përputhje me kërkesat e disa familjeve të viktimave, në mënyrë që trupat të dorëzohen para namazit të Xhumasë.Për qytetarët që duan të bëjnë nderime, mbetet mundësia që këtë ta bëjnë në sheshin “Skënderbej” nga ora 10 deri në 13:00″, bëhet e ditur në shkrimin e MPJ-së në Fesjbuk.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënies mes Bashkësive, Artan Grubi dje në takimin me Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Angel Angellov, e ka falënderuar për intervenimin e shpejtë të autoriteteve bullgare me qëllim të zbardhjes së ngjarjes tragjike në të cilën jetën e humbën 45 udhëtarë nga Maqedonia e veriut, si dhe trajtimi dhe kujdesi i ofruar për të mbijetuarit.

Instituti joqeveritar bullgar për Siguri në Rrugë në ndërkohë angazhoi një revizor ndërkombëtar që të bëjë kontroll të paanshëm profesional të situatës në rrugë para aksidentit të rëndë në autostradën Struma, në të cilin humbën jetën 45 shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Siç informon korrespodenti i MIA-s nga Sofja, gjatë kontrollit është konstatuar se rrethojat mbrojtëse nuk janë vendosur në përputhje me kërkesat. Në vendin e aksidentit të trafikut kanë ndodhur shumë aksidente me çka ishin dëmtuar rrethojat mbrojtëse. Në këtë rast, ka pasur instalim të sërishëm të objektit në korsinë e mesme ndarëse.

Nga Instituti për Siguri në Rrugë sugjerojnë se në rajonin e njëjtë ndoshta ka pasur edhe aksident paraprak trafiku. Lidhja e rrethojës mbrojtëse ishte montuar gabimisht me dy në vend se me katër vida, siç është dashur. Ky është, bëjnë të ditur, shkaku për çka rrethoja mbrojtëse është thyer edhe krahas shpejtësisë së vogël me të cilën ka goditur autobusi.

“Seksioni i kobshëm ‘Struma’ është lëshuar në përdorim para 20 viteve pa Akt 16. Është konfirmuar edhe se mungojnë shenja dhe se ka shenja të dëmtuara. Është dërguar raport edhe në Agjencinë për Infrastrukturë Rrugore, ndërsa ky informacion duhet të kontrollohet nga organet hetuese të Bullgarisë”, thonë nga organizata joqeveritare.

Në ndërkohë, dje prokurori Biser Mihaillov dhe hetuesi Marian Marinov, të cilët punojnë në zbardhjen e rastit të tragjedisë, deklaruan për BTV, se dihet shkaku për zjarrin dhe lokacionin nga burimi i tij fillestar në autobusin me turistë nga Maqedonia e Veriut gjatë kthimit nga Stambolli.

Siç informon korrespodenti i MIA-s nga Sofja, Marian Marinov ka refuzuar të zbulojë shkakun e zjarrit dhe ka thënë se “do t’ua lë ekspertëve” të cilët tashmë kanë “tezat” e tyre. Por, hetuesi komenton se në autobus ishte “varur” një copë e madhe e rrethojës mbrojtëse në gomën e derës hyrëse, ishte gjetur “harmonikë e lakuar” dhe “shkatërruar cisternë plastike”. KLIKONI VIDEON: KËTU

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME