Lajme

Humbën rrugën në malet e Dukatit, policia e Orikumit iu vjen në ndihmë 2 turistëve anglezë

Dukat, Orikum Kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum iu vijnë në ndihmë 2 turistëve anglezë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se 2 turistë anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë.

Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat.

Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët anglezë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm, profesionalizmin e treguar dhe humanizmin e shfaqur gjatë ofrimit të ndihmës.

DVP Vlorë është e angazhuar maksimalisht për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe për t’ju ofruar qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve një shërbim sa më cilësor. #nëshërbimintuaj👮️🚔 #nëçdoskajtëvendit🇦🇱 #turizëmisigurtë👮️🤝🙍️ #kërkondihmëtelefono112📞 ✅

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close