Lajme

Humbet kontrollin e makinës, ndërron jetë pas aksidentit 38-vjeçari në Koplik (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Policia njofton se rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, Martin Lulaj 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit, Martin Lulaj, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close