Categories Lajme

Humbi 7 të afërm nga tërmeti, e veshur me të zeza Evi Reçi i jep kurajo vetes: Kuptova sa vlerë ka jeta

Këngëtarja e njohur Evi Reçi humbi familjen e xhaxhait të saj dhe miqtë e fëmijërisë në tërmetin e 26 nëntorit. Për herë të parë, këngëtarja ka thyer heshtjen duke mbajtur një fjalim të shkurtër para kamerave, në nisje të emisionit të saj në Vizion Plus. E veshur me të zeza, Evi shprehet se tani më shumë se kurrë e vlerëson jetën. “Kanë qënë ditë të vështira për të gjithë ne. Për të gjithë Shqiptarët. Shpesh herë bëjmë plane por dikush tjetër i bën për ne. Është krijuar një plagë e madhe, edhe në zemrën time. Në tërmetit e 26 nëntorit humba shtatë njerëz të afërm. Dhimbja ishte e madhe, një tragjedi që askush nuk e imagjinonte. Trishtimi dhe shpresa ecnin bashkë teksa prisnim për një lajm të mirë por nuk ndodhi ashtu. Këto ditë për mua kanë qënë domethënënse, kur kupton se asgjë nuk ka më shumë vlerë sesa jeta,”-shprehet këngëtarja.

Një prej personave që humbën jetën ditën e tërmetit, ishte edhe kushërira e këngëtares, Kristi Reçi, e cila sipas mediave italiane ishte edhe e dashura prej 2 vitesh e djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregut. Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Mbi 51 vetë humbën jetën pasi ngelën nën rrënoja në Durrës, Thumanë e Kurbin, ndërsa mbi 750 u plagosën. Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti ndërkohë që vijojnë inspektimet në zonat e prekura për të parë të gjitha pallatet e pabanueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME