Categories Lajme

Humbi dy vëllezërit si pasojë e koronavirusit, pedagogu: U bllokua informacioni nga spitali

Pedagogu Afrim Osmani pak ditë më parë humbi dy vëllezërit e tij si pasojë e Covid-19. Osmani ishte në studion e “Abc e mëngjesit” për të folur për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në familjen e tyre. Dy vëllezërit e tij humbën jetën brenda pak orësh, ndërsa ishin të shtruar në spital për të marrë trajtim. Osmani thotë se njëri vëlla ishte me leuçemi akute, por me shenja të lehta të Covid. Ndërsa edhe vëllai tjetër kishte simptoma te lehta. Ai thotë se gjendja e tyre u përkeqësua menjëherë dhe për dy ditë humbën jetën.

Teksa dy vëllezërit i humbi brenda 24 orëve, Osmanin shprehet se e mundon pyetja: Çfarë ndodhi? Pas gjithë kësaj ai e vë theksin tek mënyra e menaxhimit.

“Njëri vëlla ishte edhe me leucemi. Por ai pati simptoma të lehta dhe në njëfarë mënyre ishte shpresa se mund t’ja kalojë lehtë. Vëllai tjetër pati një kollë të fortë dhe në asnjë sekondë nuk mendohej se kjo do ti merrte jetën. Ka një gjë që shumë veta nuk e dinë fazën e kalimit të sëmundjes dhe përballen çdo ditë me gjëra të reja. Këtu qëndron edhe thelbi.

Do të duhet të kesh të gjithë informacionin e duhur dhe t’i paraprish aq sa ke në dorë. Individ kur fillon dhe rëndohet ka shumë pak në dorë. Sëmundja peripiciton shumë shpejt. Këtu shikon një pikëpyetje të madhe. Në perëndim shikon se janë raste të dy natyrave. Ose janë shumë mosha të mëdha, ose me një organizëm që ka komplikacione. Në Shqipëri ndodh shpesh kjo rënia e menjëhershme”, tha Osmani.

Më tej, pedagogu ankohet se u bllokua informacioni nga ana e spitalit, duke theksuar se ende sot nuk e di asgjë. Osmani shton se ajo që do të dijë është kush mori pjesë në mjekimin e dy vëllezërve të tij, pasi nuk i është thënë asgjë. “Bllokimi i informacioni ti mund ta orientosh pasojën si ta duash ti. Çfarë do ti thuash nesër familjarëve? Kjo është minimalja që iu bë protokolli i duhur. Të gjithë e dimë që nuk ka një protokoll të qartë.

Arsyeja që jam këtu është pjesa e menaxhimit. Se për dy ditë ai humb jetën. Te televizioni juaj po shikoja doktorin në Britani i cili tha që ndodh në Shqipëri ikën menjëherë. Ai tha që një ibuprofen mund të japë arrest veshkash.

Dhe Astriti dikur është mjekuar edhe në veshka. Mund të ketë ndodhur, por nuk e di çfarë ka ndodhur. Kush më siguron mua që Asritit i është bërë mjekimi i duhur. Unë kam denoncuar me forcë se në Shqipëri ndodh një fenomen që menaxhohet në modelin ‘tërhiqe mos e këput’. A kishte Astriti në doktor veshkash? Unë nuk di asgjë.

U bllokua informacioni, u hoqën edhe koordinatorët. Sapo morëm vesh që po rëndohet, morëm dhe bëmë gati avionin për të ikur në Turqi. Po ai perceptoi. E zëmë se mund të ketë ndodhur për shkaqe që nuk kanë lidhje me mjekët. Por pse nuk thuhet? Jashtë japin informacion, nuk e bllokojmë.

Ne kur jemi të mërzitur dhe nuk hamë. Aty rënia psikologjike është e jashtëzakonshme. Kur ti po shikon që po ikën drejt fundit dhe asnjë nuk të thotë çfarë po ndodh. Nuk është tek mjekët, është tek filozofia e drejtimit. Do të duhet të zbritet në terren dhe të drejtohet në formën e gjithëpërfshirjes. Problemi te Covid është pasoja”, tha ai.

Osmani, i cili i është drejtuar me një letër edhe kryeministrit Rama shprehet se ka pasur komunikim me njërin nga vëllezërit deri në 2-3 ditë para rëndimit të gjendjes dhe më vonë pas shumë përpjekjesh komunikoi me një infermiere. “Kam pasur me Asritin deri në 2-3 ditë para ndodhjes. Astriti ishte një natyrë shumë i orientuar nga informacioni. Kishte një rënie totale. Ishte njeriu më energjik. Dhe ajo më mërziti në mënyrë të jashtëzakonshme. Një infermiere pas shumë njohje më thotë ‘është shumë mirë, ka marrë veten’. Fjali që pa thënë asnjë informacion që duhet të jepet”, u shpreh pedagogu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME