Lajme

Humbi garën për kreun e PD-së, Agron Shehaj flet pas mesazhit të Lulzim Bashës

Agron Shehaj, i cili nuk ia doli ta fitojë garën për kreun e Partisë Demokratike duke u renditur i dyti pas Bashës, ka folur mbi zgjedhjet në selinë blu.

Shehaj tha në emisionin “Opinion” se 15 për qind e votave nuk reflekton mbështetjen që ai ka në parti, ndërsa evidentoi ato që i konsideron si parregullsi të 13 qershorit.

“Rezultati është i qartë. Pritshmëritë e mia ishin shumë më të mëdha. Basha vazhdon të jetë kryetari i PD. Sigurisht 15% nuk reflekton mbështetjen që unë kam në anëtarësinë e PD-së.

Ka patur parregullsi, kryesisht kanë qenë të lidhura me faktin që dhjetëra-mijëra demokratë janë përjashtuar, nuk kanë qenë në lista, dhe nuk kanë mundur të votojnë. Vëzhguesit e mi nuk kanë patur mundësi të verifikojnë kush po voton”, tha ai.

Po ashtu Shehaj u pyet lidhur me deklaratat e sotme të Bashës që kërkoi bashkëpunim me sfidantët e tij në garë për qëllimet e përbashkëta. “Ne bashkë jemi. Ne nuk jemi ndarë ndonjëherë”, tha Shehaj duke iu referuar kryedemokratit Basha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: