Lajme

Humbi jetën në aksident me makinë/ Kolegu flet për infermierin 30-vjeçar: Iku në lule të rinisë, ishim krenarë me të

Një ngjarje rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor Fier-Patos, ku 30-vjeçari Klement Basha me profesion infermier humbi jetën pas një aksdenti me një kamion të tonazhit të rëndë. Shoferi i kamionit u identifikua si shtetasi Bardh Spahia, i cili pas aksidentit është shoqëruar në komisariatin e Fierit. Ndërkohë i riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes he trupi i mbeti në makinë. Në lidhje me këtë ngjarje ka folur për “Shqipëria Live “ edhe një koleg i tiji.

Ai tha: U tronditëm të gjithë. Në moment lë kolegen në punë dhe shkoj në vendin e ngjarjes dhe shoh se ishte Klementi. Nuk u besoja syve. Ça të shikoja. Mendova për familjarët që nuk dinin gjë dhe pastaj shkova te familja e tij.Ishte një rrugë shumë e ngrirë, edhe unë rrëshqita pak. Klementi e bënte çdo ditë atë rrugë. Policia nuk linte njeri që të afrohej, unë pashë vetëm nga xhami.

Kishte shkuar urgjenca para meje dhe kishin konfirmuar se kishte ndërruar jetë në moment. Klementi ishte një djalë shumë i mirë, shumë i veçantë. E donte punën, punonte me pasion. Të gjithë nuk e besojmë se iku papritur në lule të rinisë. Ishim të gjithë krenarë për të.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close