
Ylli Mihali, fizioterapist i Kombëtares shqiptare, humbi jetën një muaj më parë pasi nuk e fitoi dot betejën me Covid-19. I intubuar në spital prej ditësh, Ylli Mihali mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të 14 shtatorit, në spital.
Bashkëshortja e tij, Nerida Guri ka treguar se Mihali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, madje ishte shumë i kujdesshëm ndaj shëndetit.
Ajo ka shuar dyshimet se Ylli Mihali nuk ishte vaksinuar. “Ylli nuk kishte asnjë semundje tjerer përveç Covid. Ylli ishte shumë i fiksuar pas shëndetit, pasi kishte të bënte edhe profeisoni i tij, si fizioterapist. Madje bënte rregullisht check up. Ai ishte i v aksinuar, e ka bërë që në fillim v aksinën kur erdhën të parat Sinovac.
Bëri dozën e parë më 19 prill dhe të dytën më 19 maj. Mbante maskë, madje dy maska. Ruhej shumë. Në lidhje me v aksinën mjekët nuk kanë dhënë ndonjë shpegim”, ka thënë ndër të tjera bashkëshortja e mjekut të Kombëtares, e ftuar në “ABC e Mëngjesit”.