Lajme

Humbi jetën nga përmbytjet në Gjermani, mesazhet prekëse për shqiptaren: Do të na mungosh shumë Vanesa

Vanesa Koxha nga Kaçaniku i Kosovës ishte viktima e tretë me origjinë shqiptare nga përmbytjet në Gjermani.

Vajza shqiptare jetonte me prindërit në Gjermani prej shumë vitesh, ndërsa lajmin e ndarjes nga jeta që ka shkaktuar shumë tronditje e dha familja ditën e djeshme. Postimet e të afërmeve në Kosovë dhe Gjermani kanë qenë të shumta duke i shprehur ngushëllimet familjes.

“Nga vërshimet në Gjermani humb jetën Vanesa Emin Koxha.

Ikja jote nga kjo botë ishte lajm i rëndë për familjen tonë. Do na mungosh shumë Vanesa” shkruan një i afërm i vajzës që ndërroi jetë. Edhe kreu i komunës së Kaçanikut ka ngushëlluar familjen me një telegram.

“Me dhembje e pikëllim të jashtëzakonshëm morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kaçanikases Vanesa Koxha, e cila humbi jetën tragjikisht nga vërshimet në Gjermani.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Koxha, të afërmit dhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut, për këtë humbje të madhe, ndërsa solidarizohemi dhe lutemi për viktimat nga vërshimet e fundit që pllakosën disa vende të Evropës” shkruan ai.

Si pasojë e përmbytjeve në Gjermani humbi jetën edhe një çift nga Peja. Mbi 200 të vdekur dhe 300 të zhdukur është deri tani bilanci nga përmbytjet në Europën Perëndimore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: