Categories Lajme

Humbi këmbën nga përplasja e makinës, përmirësohet gjendja e 23 vjeçares

Xhenisa Gega, 24-vjeçarka që u aksidentua rëndë nga Jehon Breçani, djali i ish-zv/drejtorit të policisë në rrugën “Xhefiza Keko” ka dalë nga reanimacioni.

Lajmin e bën të ditur gazetarja Ema Shazivari e cila mëson po ashtu se e reja është tashmë në gjendje të qëndrueshme. Po ashtu, mësohet se vajzës i janë kthyer edhe prindërit të cilët i kishte në Greqi dhe nuk kishin mundur që t’i qëndronin afër.

E reja iu nënshtrua menjëherë operacionit sapo mbërriti tek Trauma , por njërën nga këmbët e humbi. Një ditë pas aksidentit, E kontaktuar nga gazetarja Ema Shazivari, 24-vjeçarja ka thënë se ka qenë duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin.

“Më kujtohet e gjithë skena. Isha duke pritur një shoqe, për të dalë. Shtëpinë e kam në zonën e freskut. Në ato moment po binte shumë shi. Përballë shoh një makinë që po vinte me shpejtësi. Për shkak të shiut mu turbullua pak shikimi. Kujtoj përplasjen. Çdo gjë ndodhi shumë shpejtë. Nuk humba ndjenjat. Kujtoj që kisha shumë dhimbje. Ambulanca për fat të mirë erdhi shpejt.”

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 10 qershorit në rrugën “Xhanfize Keko” kur 24-vjeçarja u përplas nga 19-vjeçari Jehon Breçani, i cili po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe humbi kontrollin. s.b/abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME