Categories Lajme

Humbi këmbën pasi e përplasi makina, burri: Nuk doja të ngelesha si të tjerë, që ngujohen nga frika

Lazim Latifi është baba i dy fëmijëve dhe në programin “Historia ime”, në Tv Klan ai rrëfeu për natën kur pësoi aksident dhe se si jeta e tij ndryshoi që pas atij momenti.

Ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi me motor dhe kishte kaluar një ditë shumë të keqe, kur një makinë e përplasi.

Latifi tregon se menjëherë, pavarësisht dhimbjes u mundua të ndalonte gjakderdhjen. Kur mbërriti në spital, mjekët i kryen ndërhyrje në këmbë, por gjendja ishte e keqe dhe vetë Latifi kërkoi të transportohej në Itali.

Aty mjekët vendosën t’ia prisnin këmbën. Latifi tregon se pavarësisht asaj që ndodhi i jepte vetes forcë dhe kurajo për të ecur përpara dhe për të vazhduar jetën.

Mirela Milori: Më the që në atë moment ti e lidhe vetë këmbën?

Lazim Latifi: Po e kam lidhur vetë këmbën, kam thirrur nusen time, që prej aty ishim 500 metra nga shtëpia, kam thërritur vetë policinë, avokatin, një mikun tim.

Mirela Milori: Nuk kishe dhimbje? Nga të erdhi gjithë kjo kthjelltësi?

Lazim Latifi: Kisha dhimbje, po gjëja e parë thashë të shpëtoja jetën. Duke parë gjakun si kur hap një rubinet, ti në atë moment i ke rrahjet e zemrës më të larta. Unë kur dëgjova rrahjet e zemrës sime, gjaku të hapet më tepër. E vetmja gjë që i kërkova atij çunit ishte, të lutem hiq rripin e pantallonave. Kam grisur pantallonat dhe kam lidhur këmbën që të bllokoja hemoragjinë. Nga pamjet filmike 30 sekonda janë shumë, nga momenti i përplasjes tek lidhja e këmbës.

Mirela Milori: Ishe kaq i kthjellët, si ka mundësi?

Lazim Latifi: Nuk e di edhe vetë, por duke parë filmimet për mua ka qenë një ëndërr, një deja vu që thonë. Sikur të isha në një ëndërr.

Mirela Milori: Sikur i ndodhte një personi tjetër, jo ty!

Lazim Latifi: Po! Unë në Itali kam bërë edhe ndihmën e parë, për shkak të punës që kam, duke punuar me hekura, me metale, jo metale ndodhin dhe aksidente në punë. Çdo vit bëja ndihmën e parë, duke bërë këtë kursin, kjo më ka ndihmuar jashtëzakonisht.

Mirela Milori: Shkove në spital?

Lazim Latifi: Në spital, gjënë e parë që bënë, doktori mendoi se jam pa ndjenja, hiqi rrobat tha dhe ta futim në sallë, do duhet gjak.

Mirela Milori: Ai bëri ndërhyrjen e parë?

Lazim Latifi: Po, ai bëri ndërhyrjen e parë!

Mirela Milori: Kur more vendimin të shkosh në Itali?

Lazim Latifi: Që atë ditë, i thashë doktor të lutem nëse ka mundësi, me helikopter të më çoni në Itali, duke qenë dhe shtetas italian, nuk më interesonin shpenzimet. Janë shpenzime, por në atë moment njeriu nuk mendon për shpenzimet. Kur pashë këmbën vetë, nuk bëhej.

Mirela Milori: Shkove në Itali dhe ata vendosën që ta presin këmbën?

Lazim Latifi: Po një pëllëmbë nga gjuri.

Mirela Milori: Dua të di momentin e parë, kur ti e pe veten pa këmbë?

Lazim Latifi: Unë e kam parë që në atë moment që u këput këmba dhe pashë jetën time të ndryshuar. Por thashë duhet të çohem menjëherë, brenda javës, brenda muajit, me paterica ose me karrocë, duhet të shkoj tek puna ime të vazhdoj jetën. Se ndryshe do ngelesha si shumë të tjerë, që ngujohen në shtëpi, nga frika, nga tmerri se si do dukem para të tjerëve. Kam qenë 45 vjeç në atë moment dhe thashë 45 jetova me dy këmbë, ndoshta 45 të tjera do i jetoj me një këmbë e gjysëm dhe tjetra artificiale, por unë do ta bëj jetën.

Trauma e bashkeshortes, Anilës mua më ka mbetur në vesh, për shkak se ka ardhur të më takonte me makinë nga shtëpia, ka qenë ambulanca në atë moment. Mua më ka hipur në barrelë, Anila më pa që isha në rregull, ok tha, por në momentin kur pa këmbën që nuk ekzistonte, nuk ishte aty, ishte varur e gjitha. Ulërimat e Anilës më kanë mbetur në vesh. Edhe sot kur e kujtoj më vijnë ato fjalët e asaj, ulërimat. Kisha frikë se mos ajo më ikte nga duart, për shkak se një traumë e tillë shënjestron shumë një person, ndoshta atë më të dobëtin dhe aty unë më të dobët pashë atë, jo vetveten. I thashë ambulancës, thashë ju lutem jepini një qetësues, nuk dua të nisem pa i dhënë asaj një qetësues. Anila e ka vuajtur, ndoshta jo gjithmonë e tregonte vetveten, por unë e kuptoja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME