Categories Lajme

“Humbi këmbët në atentat”, rrëfimi i trishtë i sportistit Julian Çela: Bashkëshortes i thashë largohu prej meje. Ishte forca ime

Julian Çela, sot themelues i Kombëtares Shqiptare të futbollit të të amputuarve, rrëfen periudhën e vështirë pas atentatit që ju bë drejtuesit të zyrës ku punonte.

Ai mbeti pa të dyja këmbët nga ngjarja, dhe në periudhën e vështirë që kaloi, i kërkoi bashkëshortes të largohej prej tij, pasi nuk do të mund të ishte më i njëjti njeri si më parë.

Por bashkëshortja i qëndroi pranë në momentet më të vështira, duke i dhënë forcën e madhe që ai të fillojë të ecë sërish përmes protezave

“Unë u nisa në punë dhe djali ka qenë 3 muajsh. Djalin dhe gruan i lashë në gjumë dhe kur ndodhi shpërthimi pashë që kisha humbur të dyja këmbët. Unë jam besimtar ungjillorë dhe i kërkova Zotit të më jepte kohë të jetoja sa të takoja djalin dhe gruan dhe të më merrte në gjirin e tij.

Forcën nuk e gjeta te vetja, por te bashkëshortja. Ka qenë ajo që ka qenë forca ime. Ka qenë një moment që i kam thënë largohu, nuk është Juli më ai i dikurshmi. Ka thënë Juli ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim dhe do ta vijojmë bashkë deri sa vdekja të na ndajë. Unë po shihja dhimbjen time, u bëra tip nevrik, por harrova dhe atë që kishte rënë tavani mbi kokë”, tha ai.

Gjithashtu ai ka rrëfyer edhe bisedën me të birin, pasi i shpjegoi arsyen e humbjes së 2 këmbëve. Një pyetje shumë naive dhe e drejtpërdrejtë i erdhi nga djali: “Ku ishte Zoti kur ndodhi shpërthimi që të mori këmbët?”

“Fëmijët vijnë më pyesin për protezat. Edhe unë ia sjell si lojë fëmijëve, u them që jam një robot. Djali im e ka kuptuar vetvetiu, dhe realisht nuk i bën përshtypje, ka mësuar si ndodhi shpërthimi dhe gjithçka. Edhe kur e pyesin të tjerët ua shpjegon që babai nuk i ka gjymtyrët për shkak të një shpërthimi. Unë ia kam shpjeguar dhe shpeshherë më pyet ku ishte zoti kur ndodhi shpërthimi dhe unë i them që aty ishte, “pasi nëse nuk do të ishte Zoti atëherë unë nuk do të isha këtu me ty”, tha ai./euronews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME