Categories Lajme

Humbi në xhungël, 71-vjeçari 3 ditë pa ngrënë: Nuk kam qenë kurrë kaq i lumtur

Njihuni me Leonard Barry Weller, 72 vjeçari nga Hastings që humbi rrugën dhe jetoi pa ujë dhe bukë në xhungël për 3 ditë. DailyMail shkruan se i moshuari po udhëtonte me motoçikletë për të vizituar miqtë në provincën Khon Kaen, në verilindje të vendit, kur humbi rrugën në pyje të dendura .

Pasi u gjet dhe u ribashkua me bashkëshorten, i moshuari tha se ka qenë shumë i lumtur në atë aventurë 3 ditore, larg qytetërimit. Ai tha se kishte pirë nga pellgjet nëpër një kashtë bari, ka ngjitur pemë për të provuar dhe parë një rrugë drejt sigurisë, por papritmas u godit nga një stuhi shiu dhe nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të flinte natën në xhungël.

Dhe në mënyrë të pabesueshme, pensionisti i uritur duroi tre ditë pa ushqim dhe mbijetoi duke përdorur një copë bar si një kashtë për të pirë ujë shiu nga pellgjet. Bashkëshortja e tij e tmerruar ka kërkuar ndihmë, dhe pas ditësh ai u gjet.

“Unë jam mrekullisht i lumtur, kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur në jetën time. Këmbët e mia janë të lënduara, përndryshe unë jam i lumtur. Unë thjesht admiroj punën që po bëjnë këta njerëz, kjo më bën të qaj”, tha ai kur takoi gruan e tij.

Leonard, i cili ka jetuar në Tajlandë për rreth 15 vjet, tha se parkoi motorin e tij për të ecur në një kodër, por më pas harroi drejtimin e kthimit “kështu që vazhdoi të ecë përpara”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME