Lajme

Humbi vajzën në festën tragjike të Halloween-it, Babai në lot kërkon drejtësi

Duke marrë pushim nga puna, shoferi i autobusit koreano-jugor vizitoi vendin ku po mbahen eshtrat e vajzës së tij 24-vjeçare, aty ku pothuajse shkon çdo ditë që kur ajo vdiq. Ajo ishte fëmija i vetëm i Cho.

“Zemra ime ende rreh sikur ka një gur këtu, por nuk mund ta heq atë. Fëmijët që humbën prindërit janë jetimë, por nuk ka fjalë për prindërit që humbën fëmijët e tyre. U ndjeva shumë fajtor që e humba atë”, tha Cho i përlotur.

E veshur si Princesha Jasmine nga filmi i animuar i Disney “Aladdin”, Ye-jin kishte shkuar për të festuar atë natë në kryeqytetin Seul me dy miq, të cilët po ashtu humbën jetën.

Festimet e Halloween-it ishin të parat që pas tre vitesh pandemi, ndërsa vërshimi i shpejtë i personave që festonin shkaktoi tragjedi me 158 viktima dhe 200 të plagosur.

Dhimbja e babait të viktimës u kthye në zemërim veçanërisht pas publikimit të provave, të cilat tregonin se ata kishin bërë thirrje më parë për rrezikun që po vinte si pasojë e numrit të lartë të personave që do të argëtoheshin.

Policia u përball me kritika dhe shqyrtime të rrepta publike mbi përgjigjet e saj ndaj thirrjeve dhe një hetim është duke u zhvilluar për trajtimin e përgjithshëm të katastrofës nga autoritetet.

Cho tha se nuk ka marrë asnjë ofertë ndihme nga qeveria, përveç udhëzimeve se si mund të rimbursohet për shpenzimet e funeralit dhe të marrë “paratë e ngushëllimit”.

“Ne nuk kemi nevojë për para, ne jetojmë mjaft mirë pa ato para. Kjo nuk është mënyra për të na ngushëlluar familjet e viktimave. Nëse kërkojmë falje të duhur dhe shohim që përgjegjësit të dënohen rreptësisht, kjo do ta zvogëlonte zemërimin tim me një të dhjetën, ose një të dhjetë mijëshin, të paktën më pak”, tha babai i 24-vjeçares

.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close