Categories Lajme

Humbja në zgjedhjet e 14 Majit, jep dorëheqjen një prej krerëve të Rithemelimit

Një tjetër dorëheqje në radhët e grupit të Rithemelimit të Sali Berishës. Shyqyri Dura, kryetari i PD-së së Rithemelimit në Berat njoftoi mbrëmjen e djeshme dorëheqjen pas disfatës në 14 Maj.

Me këtë vendim, ai shprehet se i hap rrugën riorganizimit dhe forcimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike.

“Miqtë e mi, të cilët, më keni mbështetur në rrugëtimin tim politik! Ju falenderoj përzemërsisht  për kontributin tuaj duke besuar tek unë. Për situatën në të cilën ndodhemi, shpreh mendimin tim për të kaluar degën në një ristartim të ri.

Unë shpreh publikisht dorëheqjen time dhe largohem nga drejtimi i degës për të kaluar në një riformatim. Mbështetësve të mi,të cilëve i’u jam shumë mirënjohës, i shpreh  se do të jem përkrah jush në rrugëtimin e ri,duke punuar së bashku për një  qëllim.

Ai qëllim eshtë “PD fituese”. Për të gjithë demokratët e Beratit dhe opozitarët shpreh angazhimin tim të plotë se do të jem përkrah PD-së dhe ndihmues kundrejt kauzave opozitare. Së bashku për të ringritur forcën opozitare”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME