BotaLajme

Hungari, aeroplani përplaset pranë një makine të parkuar, humbin jetën 2 persona

Një aeroplan është rrëzuar sot në Hungari teksa po bënte shfaqje në ajër për publikun. Si pasojë 2 persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi në aeroportin e Borgondit në qytetin Szakesfehervar, rreth 70 km në jugperëndim të Budapestit. Në aeroplan ka pasur dy persona: piloti dhe 1 pasagjer, të dy ndërruan jetë.

Ndërkohë 4 persona u plagosën nga përplasja e aeroplanit. 3 prej tyre kanë pësuar djegie të rëndë, ndërsa 1 djalë ka pësuar lëndime më të lehta.

Policia në njoftimin zyrtar thotë që aeroplani i vogël u rrëzua pranë një makine të parkuar, e cila mori flakë nga përplasja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close