Categories Lajme

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të BE, sa para duhet të keni me vete për të kaluar kufirin

Bashkimi Europian ka miratuar së fundmi një vlerë të unifikuar për të 27 vendet e saj mbi sasinë e parave që një udhëtar mund të ketë me vete në vendkalimet kufitare.

Mësohet se që nga dita e sotme, 3 qershor, në të gjithë vendet e BE hyjnë në fuqi rregullat e reja për kontrollin e parave cash si dhe sendet me vlerë që hyjnë dhe dalin nga BE.

Sipas vendimit, nëse fluturoni nga një vend anëtar i BE për në Tiranë dhe keni deri në dhjetë mijë euro me vete ose ekuivalentin e kësaj vlere në valutë tjetër, nuk jeni të detyruar të deklaroni shumën në pikat kufitare.

Ndërsa, nëse keni 10 mijë euro e më shumë, çdo udhëtar që hyn në BE apo del prej saj, duhet të plotësojë një deklaratë ku justifikon burimin e parave dhe qëllimin e transportimit të tyre. Qëllimi i këtij rregulli, sipas BE është për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Rregullat e reja do të sigurojnë që autoritetet kompetente dhe njësitë kombëtare të inteligjencës financiare në secilin shtet anëtar të kenë informacionin e nevojshëm për të monitoruar dhe trajtuar flukset e parave që mund të përdoren për të financuar veprimtari të paligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME