Categories Lajme

Hyn në fletoren zyrtare projektligji i koncesioneve, ndryshimet i shtojnë kompetencat Ministrisë së Financave

Ka hyrë në fletoren zyrtare projektligji i ndryshuar për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat. Një nga ndryshimet thelbësore që pësoi ky ligj është mospranimi i asnjë oferte të pakërkuar për projektet infrastrukturore, duke nisur nga data 1 tetor 2019. Ky ndryshim vjen pas kritikave të vazhdueshme si nga institucionet ndërkombëtare ashtu edhe nga ato vendase, për riskun e lartë fiskal që mbartin këto koncesionet.

Tashmë oferta e pakërkuar do të pranohet vetëm për ndërtimin e porteve, aeroporteve si dhe në sektorin energjetik. Po ashtu projektligji i ri i shton kompetencat ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për një kontroll më të madh mbi kontratat koncesionare, si dhe do të hiqen bonuset prej 10 pikësh për kompanitë garuese për projektet e ndryshme. Ky projektligj është kontestuar  shumë pasi u zvarrit më shumë se tre muaj më pas u miratuar në Kuvend, si dhe pësoi edhe ndryshime të tjera.

Ministria e Financave vendosi të shtyj për në 1 tetor afatin për të mos pranuar oferta të pakërkuara, ndërkohë që data e përcaktuar ishte 1 korriku i këtij viti. Kjo ishte edhe një nga arsyet që dha kreu i shtetit Ilir Meta, për kthimin e këtij ligji për rishqyrtim. Pavarësisht agumentave të presidentit, mazhoranca la përsëri në fuqi projektligjin, që miratoi në seancën e fundit parlamentare në sezonin e kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME