Categories Lajme

Hyseni: Ke kurajë të thuash se Gjermania tha “PO”; Nesho: Keni dalë me br.kë të grisura

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Agim Nesho, dhe deputeti i PS Alket Hyseni janë përplasur në emisionin “Arena” në RTV ORA në lidhje me vendimin e Bundestagut gjerman për të hapur negociatat mes vendit tonë dhe Bashkimit Europian.

Diskutimi në studio: 

Hila: Ambasador, Gjermania na hap rrugën për integrim apo jo?

Nesho: Që ta kuptojnë…

Hyseni: Po apo jo ambasador?

Nesho: Është si një student që ka ngelur në klasë, dhe unë nuk po të përjashtoj nga shkolla se ke shumë mungesa. Po të lë edhe dy vjet të tjera që të vish ta japësh atë provimin.

Hila: Nëse bien e dhe të tjerët dakord, kjo vota gjermane na pengon apo jo?

Nesho: Këtë nuk e dimë, sepse Gjermania është fuqi e madhe, mund të jetë Franca. Nuk e dimë vendimin e Francës, as Holandës.

Hyseni: Sa gjëra nuk dini ju të opozitës, dhe sa do të dali ndryshe nga ç’prisni. Opozita jo ju. Edhe për Gjermaninë ishte pritshmëria ndryshe. Ambasador, morëm po apo jo nga Bundestagu? Lërë analizën.

Nesho: Çfarë po-je, ne morëm 10! Hapën edhe shampanjën, që dolëm.

Hyseni: Vjet nuk e morëm “Po-në” sivjet po.

Nesho: Kundërshton kryeministri

Hyseni: Jo nuk e morëm vjet, sivjet po.

Nesho: po ju e mohuat edhe atë.

Hyseni: Keni kurajon profesionale të thonë, morëm apo jo “po-në” nga Gjermania.

Nesho: Ju e hapët shampanjën.

Hyseni: Po, po

Nesho: Jo, jo. Kjo është ….

Hyseni: Po, apo jo?

Nesho: Kjo nuk ka shumë rëndësi. Është fatkeqësi për Shqipërinë. Morëm një “Po” të grisur. Ke dalë me brekët e grisura dhe të arnuara që dukeshe tej për tej se çfarë je. Kështu kemi qenë, por jo kaq keq. Unë mendoj se kjo është një “Po” për çështjet që gjykon Gjermania, nga ana gjeopolitike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME