fbpx
Lajme

I apasionuar pas motorave, kush është 32-vjeçari që humbi jetën në aksident (Emri+Video)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. I riu që shihni në foto është 32-vjeçari Xhovalin Melocaj, i cili humbi jetën nga përplasja fatale në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në fshatin Trush.

I riu ishte duke udhëtuar me motorin e tij Suzuki, kur u përplas nga një makinë tip Benz. Ambulanca dhe policia mbërriti në vendngjarje, por fatkeqësisht 23-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë Më datë 05.11.2020, ora 15:00, në aksin rrugor Shkodër  Velipojë, në fshatin Trush , ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin D. D. 30 vjeç banues në Lezhë, me motorçikletën tip Suzuki me drejtues shtetasin Xh. M. 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button