Categories Lajme

I bënë atentat sapo doli nga banesa me automjetin luksoz, si u ekzekutua me 7 plumba biznesmeni. Ja çfarë thotë dëshmitari

ELVIS HILA/ Një biznesmen 55- vjeçar u ekzekutua të premten në Sanxhak të Kurbinit.

Rakip Roli, apo i njohur ndryshe dhe me emrin Pilo Roli, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po lëvizte me makinë në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, kur dy persona që dyshohet se lëviznin në këmbë, i kanë zënë pritë dhe e sulmuan me armë zjarri të llojit automatik, duke e lënë të vdekur në vend.

NGJARJA Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 55-vjeçari ka dalë nga banesa në fshatin Sanxhak të Laçit, duke mos e ditur se ndaj tij ishte organizuar një atentat. Të paktën dy persona dyshohet të kenë marrë pjesë në krimin e rëndë.

Në drejtim të automjetit luksoz të tipit “Audi Q7” me targë 001 PB, me të cilin lëvizte i vetëm viktima, u qëllua me breshëri automatiku dhe të paktën 7 plumba e goditën në trup 55-vjeçarin, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa Roli humbi jetën menjëherë sapo u qëllua me breshëri automatiku, automjeti luksoz që drejtonte, ka vazhduar të ecë edhe për rreth 10 metra, duke goditur nga pas një makinë tip “Benz”, që lëvizte në drejtim të Mamurrasit dhe më pas ka përfunduar në një kanal buzë rrugës, ngjitur me murin rrethues të një banese.

Pamjet në vendin e ngjarjes tregojnë se automjeti është goditur me breshëri plumbash, veçanërisht në pjesën e xhamit të përparmë në anën e shoferit ku qëndronte Rroli, çka do të thotë se atentati ka qenë i mirorganizuar dhe se autorët kanë pasur dijeni jo vetëm për makinën që drejtonte viktima, por edhe për lëvizjet e tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, krimi u raportua rreth orës 08:45 minuta të së premtes, ndërkohë që autorët kanë pasur kohë të largohen nga vendi i ngjarje.

IDENTIFIKOHEN AUTORËT

Ekspertët kryen veprimet hetimore në vendngjarje, ndërsa forcat e Policisë lokale të ndihmuar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë ngritur postblloqe dhe ushtruan kontrolle në disa zona për kapjen e autorëve.

Atentatorët, të cilët kanë qenë dy persona, mendohet se janë pritur nga një automjet, duke u larguar me shpejtësi dhe duke i shpëtuar prangosjes nga Policia. 2 orë pas ngjarjes burimet policore bëjnë me dije se janë identifikuar dy persona si ekzekutorë të dyshuar të 55-vjeçarit.

Ata janë babë e bir me inicialet S. e L. Lika, të afërm të Ilir Lika (Xhepaj, një prej të dyshuarve për ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergji (Marku), ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2020 po në Kurbin.

Dy atentatorët e dyshuar janë banues në të njëjtin fshat me viktimën, pikërisht në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e tyre, por nuk janë gjetur në shtëpi.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes, si dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë. Analizimi i pamjeve filmike pritet të ndihmojë grupin hetimor për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, pasi autorët mendohet se janë filmuar nga njëra nga kamerat e sigurisë të bizneseve.

Gjithashtu, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i madh personash dëshmitarë në vendin e ngjarjes, por edhe që mund të kenë dijeni rreth atentatorëve.

Pasi kanë dhënë dëshminë e tyre para hetuesve, ata janë lënë sërish të lirë.

DËSHMITARI

Në momentin e ngjarjes, në zonë ka pasur lëvizje këmbësorësh dhe automjetesh, teksa të shtënat kanë krijuar frike dhe panik.

Një nga dëshmitarët thonë se fillimisht menduan se ishte aksident, por më pas e kanë kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

“Sapo kisha dalë dhe po pija kafe te lokali këtu afër. Pashë një makinë, e cila goditi nga pas një mjet tjetër e më pas përfundoi në kanal. Dolëm jashtë bashkë me persona të tjerë, pasi menduam se ishte aksident. Por kur u afruam pamë viktimën të mbuluar me gjak dhe e kuptuam që ishte vrarë. Isha brenda lokalit dhe nuk i dëgjova të shtënat, por personat që kanë qenë jashtë na thanë se është qëlluar me breshëri dhe normalisht që ishin frikësuar”, thotë një dëshmitar.

Rakip Rroli, apo i njohur ndryshe dhe me emrin Pilo Rroli, kishte një biznes të materialeve të ndërtimit në zonën e Sanxhakut në Kurbin. Burimi: Panorama.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME