Lajme

I bëri atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, dënohet me 15 vite burg Kasandër Noga

Kasandër Noga, emër i njohur në botën e krimit është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit pas akuzës për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut i cili u  u qëllua me gjashtë plumba, bëjnë me dije mediat e huaja.

Autori dhe i plagosuri janë përfshirë në një sagë përplasjesh për të paktën 20 vite me radhë, ku Noga me mikun e tij Julian Çelën akuzohen se hynë në spitalin e reanimacionit ku ishte i shtruar babai i Erion Hasanbelliut, Aqif Hasanbelliu bashkë me një person tjetër dhe pasi u hoqën serumet qëlluan drejt tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Një vit më vonë Hasanbelliu me shokun e vëllait të tij qëlluan drejt Nogës dhe mikut të tij Çelës në Belgjikë duke e lënë të vrarë këtë të fundit. Ndërkohë vetë Noga i mbijetoi këtij sulmi.

Noga dyshohet se ka qëlluar para hyrjes së hotelit Adolphe Maxlaan në Bruksel, në drejtim të 43-vjeçarit. Sipas dëshmitarëve ai erdhi nga hiçi duke hapur zjarr ndaj Hasanbelliut. Prokurori publik në Bruksel thotë se Hasanbelliu ka marrë gjashtë plumba dhe tashmë është në rrezik për jetën.

Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005 dhe u shpall i pafajshëm. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastriot Gropa dhe Edison Meminajt.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close