Lajme

I bie celulari në vaskë teksa ishte në karikim, 16-vjeçarja vdes nga goditja elektrike

Një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën në Montefalcione (Avellino), Itali, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mariantonietta Cutillo ishte në vaskë dhe po fliste në celular me një mikeshën e saj, kur telefoni që po karikohej, i rrëshqiti nga dora dhe ra në ujë duke shkaktuar një qark të shkurtër.

Ka qenë mikesha me të cilën po bisedonte 16-vjeçarja që ka ngritur alarmin. Stafi i 118 arriti të konstatonte vetëm vdekjen e të resë, vajzës së një tregtari të njohur lokal. Policia po heton rastin. Trupi i pajetë është transferuar në spitalin “Moscati” në Avellino, raporton TgCom24.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close