Categories Lajme

“I binin xhamit me dorë”, dëshmia nga aksidenti me dy persona në Fier: Erdha për 10 minuta në vendngjarje

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Ndue dhe Pashkë Preçi, nga fshati Shtyllas, të cilët ishin duke shkuar te vajza e tyre në fshatin Qarr.

Një prej dëshmitarëve, që ka nxjerrë nga uji mjetin ku udhëtonte çifti, shprehet se në momentet e para ata kanë qenë në jetë, dhe kanë tentuar që të çajnë xhamin e pasëm të mjetit të tyre. Ai thotë se ky aks rrugor është shumë problematik për shkak se mungon ndriçimi dhe sinjalistika, dhe për këtë në të njëjtën vend kanë ndodhur dhe aksidente të tjera.

“Aksidentin nuk e pashë, më morën në telefon dhe më thanë që të vija me zetor, erdha brenda 10 minutash në vendin e ngjarjes. Më thanë që makina kishte rënë në ujë, dhe që personat ishin brenda, çava xhamin e pasëm të makinës, që të nxirrnim trupat. Hakiu që ishte në vendngjarje tha se dy personat po i binin xhamit të pasëm me dorë, po kërkonin që të dilnin. Kanë ndodhur sa të duash aksidente, se nuk ka drita zona, javën e parë u aksidentua një polic. Këta që humbën jetën janë nga Shtyllasi”, shprehet dëshmitari.

Mjeti tip “Toyota” me të cilin çifti udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës, nga ky Policia dhe zjarrfikësit nxorën më pas trupat e pajetë të tyre. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë, ndërkohë që hetimet vijojnë ende nga ana e Policisë.

Njoftimi i Policisë i dhënë sot për aksidentin: Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar. Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME