Categories Lajme

I dënuar me 14 vite burg, prangoset në Elbasan shqiptari i kërkuar në Itali prej vitit 2003 (EMRI)

Leonard Kote, i dënuar me 14 vite burg në Itali për disa vepra penale, është arrestuar nga Policia e Elbasanit. 56 vjeçari rezulton në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2003 kur është dënuar nga Gjykata e Bergamos.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit Operacional në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bergamo”.

Si rezultat i këtij operacioni është kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi, shtetasi: Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.”, njofton Policia e Elbasanit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME